Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot pati takim pune me drejtoren e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Dr. Viktorija Jovanovska, me qëllim që të rishikohet rasti me tri foshnjat e vdekura.

Gjatë takimit nga ana e drejtores së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe me udhëheqësin e Kujdesit Intensiv është konstatuar se:

-Kjo është shtatzënia e parë e pacientes me fekondim IVF dhe shkalla e rrezikut për shkak të diabetit gestational (trajtuar me insulinë) dhe hipertension para-ekzistencial me Cerclage të aplikuar (lidhje e qafës së mitrës). Pacientja ka qenë më parë tri herë e shtruar në Spitalin klinik të Tetovës për shkak të hemorragjisë  gjinekologjike.

Duke pasur parasysh diagnozën e pranuar, plasja e ujit dhe kordoni kërthizor i rënë, në interes të të sapolindurve dhe shëndetit të nënës, shtatzënia ishte mbaruar me operacion me prerje cezariane.

Pas lindjes, foshnjat janë pranuar nga një pediatër dhe një mami në sallën e operacioneve, gjatë të cilës është vendosur reanimacioni primar dhe janë vendosur në inkubator  ku janë transportuar në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal dhe Terapi.

Kjo plotësisht mohon pretendimet e deklaruara më parë nga disa media se vdekja e të sapolindurve është e lidhur me mungesën e pajisjeve të nevojshme ose inkubatorët në Klinikë. Nga Klinika me përgjegjësi thonë se me prindërit është diskutuar disa herë dhe u është shpjeguar gjendja e të sapolindurve, trajtimi, gjithashtu edhe shanset e mundshme për mbijetesë.

Përkundër të gjitha përpjekjeve dhe terapisë së dhënë, fatkeqësisht foshnjat kanë vdekur të nesërmen.

Gjatë ditës, ministri do të takohet me prindërit e foshnjave të vdekura si dhe me gjithë stafin që ka qenë përgjegjës për kujdesin e foshnjave të sapolindura. Theksojmë se nëse raporti i komisionit konstaton parregullsi në trajtimin e të sapolindurve, menjëherë do të merren masat e duhura ligjore.

Ministria e Shëndetësisë do të përqendrohet sidomos  në avancimin e kushteve të trajtimit, sidomos për foshnjat e lindura para kohe, duke investuar në pajisje dhe përsosje profesionale të personelit.

Global