Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari pas vizitës në Spitalin klinik të Shtipit deklaroi se është i befasuar nga kushtet e këqija dhe paralajmëroi rinovim të objektit ekzistues që pak të përmirësohen kushtet derisa të përfundojë ndërtimi i objektit të ri të spitalit.

“Sot u trondita çka kam parë, do të thotë kam parë diçka që asnjëherë nuk e kam parë në asnjë spital gjatë 20 viteve që jam mjek. Nuk e di a ka spital më të keq dhe kushte më të këqija se Spitali klinik i Shtipit”, tha Taravari në takimin me gazetarët pas vizitës në Spitalin klinik-Shtip.

Siç tha, është i shokuar nga kushtet në të cilat mjekohen pacientët dhe në çfarë kushte mjekët dhe personeli mjekësor punojnë dhe iu ofroi shërbime shëndetësore 200.000 pacientëve potencialë nga Rajoni lindor.

“Menjëherë kjo më asocioi në qendrën e Shkupit, në luksin e Qeverisë, më asocoi në kushtet dhe avangardën në Parlament. Ata njerëz që e kanë ndërtuar atë qendër, që kanë investuar miliarda dhe që kanë ndërtuar kushte të tilla luksoze në Qeveri dhe Parlament, a kanë ardhur ndonjëherë këtu? Për fat të keq, do të them se qytetarët e Shtipit janë në dijeni cila është e vërteta dhe si duket spitali”, tha Taravari.

Штип Нова болница

Konsideron se është mirë që ka filluar objekti i ri i Spitalit klinik.

“Ne si Qeveri do ta mbështesim këtë objekt që sa më shpejtë të përfundojë. Unë shpresoj se në vitin 2019 pacientët dhe mjekët do të punojnë në kushte dinjitoze”, thotë Taravari.

Ministri paralajmëroi se derisa ndërtohet objekti i ri do të kryhen rinovime të caktuara në spital, i cili është i vjetër rreth një shekulli.