Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë një hap tjetër për të përmirësuar raportet me Maqedoninë , pas incidentit që ndodhi javën e kaluar gjegjësisht pas tërheqjes së personelit të Ambassadës serbe nga Shkupi.

Vuçiq gjatë takimit të sotëm me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd Vera Jovanovska Tipko e ka njoftuar se kryeministrja serbe Ana Bërnabiq do t’i dërgojë thirrje homologut maqedonas për mbajtjen e një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të dy vendeve, që do të realizohej deri në fund të vitit në Beograd.

“Të gjithë mendojmë se duhet të punojmë me zell dhe me përgjegjësi për avancimin e marrëdhënieve tona”, ka thënë Vuçiqi në fillim të takimit, të parit pasi të dielën i tërhoqi “për konsultime” të gjithë të punësuarit nga ambasada serbe në Shkup.

Gjatë ditës së sotme pritet që në Shkup të kthehet stafi i ambasadës serbe, i cili disa orë më parë u nis nga Beogradi