Vazhdimi i bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta, dakorduan në takimin e sotëm punues drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko tanasoski dhe udhëheqësi i repartit për bashkëpunim në delegacionin e Bashkimit Evropian Nikolla Bertolini.

Siç kumtoi Drejtoria Doganore, Tanasovski e ka informuar Bertolinin për përcaktimin dhe angazhimin në përmbushjen e standardeve të BE-së në punën doganore, si dhe për gatishmërinë për reformat e mëtejshme përmes shfrytëzimit të mbështetjes nga BE për anëtarësim në Unionin Doganor të BE-së.

Në takim është konstatuar edhe nevoja nga vazhdimi i koordinimit të bashkëpunimit me periudhën e ardhshme, përmes mbajtjes së takimeve të rregullta në nivel të lartë.