Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk heqë dorë nga propozimi i tij që të ketë pesë nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në propozimin për rendin e ditës për seancën e 4 shtatorit, bën pjesë edhe pika e rritjes së numrit të nënkryetarëve nga tre në pesë, edhe ate me propozimin e Xhaferit.

Maxhoranca e re duke u thirrur në Ligjin për Kuvendin dhe rregulloren thekson se legjislativi duhet të ketë pesë nënkryetarë. Por VMRO-DPMNE thekson se nuk ka nevojë rritja e numrit të tyre, për shkak të rritjes së harxhimeve të buxhetit. Dy nga nënkryetarët do të zgjidhet nga radhët e opozitës.