Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki realizoi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, E.T. Millan Jazbec.

Në takim Duraki dhe Jazbec u dakorduan se bashkëpunimi i deritanishëm midis dy vendeve ka treguar rezultate të shkëlqyera, me ç’rast janë realizuar me sukses disa projekte dhe programe në sferën e mjedisit jetësor.

Njëherësh, si projekte të mundëshme për bashkëpunimin e ardhëshëm bilateral midis dy ministrive të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të të dy vendeve, u identifikuan projektet për përmirësimin e menaxhimit të integruar të ujërave, si dhe shkëmbimi i përvojave në arritjen e standardeve evropiane në mjedisin jetësor.

Dy ministrat u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe të gatshëm për thellimin e të njëjtit.