Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot pati takim lamtumirës me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, Ramon Abaroa.

“Ministri Dimitrov në takim, ashpër e dënon aktin e tmerrshëm terrorist që javën e kaluar ndodhi në Barcelonë, duke shprehur solidaritet me Spanjën mike dhe ngushëllime deri te familjet dhe të afërmit e viktimave”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Në takim është bërë kontroll i shkurtër i zhvillimit të deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale ku është konstatuar se ekziston hapësirë për përparimin e mëtutjeshëm të dialogut politik, ndërsa është konstatuar edhe angazhimi i përbashkët për zhvillim të bashkëpunimit të planit ekonomik.