Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, pasdite u takua me Millan Zhivkoviq dhe Nita Starovën, përfaqësues të zyrës së Fondacionit Fridrih Ebert nga Gjermania në Maqedoni.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, përfaqësuesit e Fridrih Ebertit i kanë përshëndetur politikat e hapura inkluzive të kryeministrit Zaev dhe Qeverisë së re në ndryshimet demokratike në shoqëri.

Në takimin është shqyrtuar mundësia për nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim midis Fondacionit Fridrih Ebert dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Qëllimi, sipas pres-shërbimit, është kontribut i Fondacionit përmes përvojave që i ka në Maqedoni, si dhe në nivel të ekspertëve në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në vend në sferën e arsimit, punës dhe politikat sociale, politikën e jashtme, kulturën, si dhe sfera të ndryshme të rëndësishme.

“Republikës së Maqedonisë i nevojiten organizata dhe fondacione siç është Fridrih Ebert, të cilët dëshirojnë dhe mund të ndihmojnë që Republika e Maqedonisë të ndërtohet në shoqëri demokratike evropiane dhe Qeveria i shtrin dorë për bashkëpunim dhe falënderoi për bashkëpunimin dhe interesin”, ka theksuar kryeministri Zaev.