Kryeministri Zoran Zaev u takua me drejtorin e Delegacionit të ekonomisë gjermane në Republikën e Maqedonisë, Patrik Martens.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Martens në emër të mbi 200 kompanive anëtare të Unionit të odave gjermane për industri dhe tregti në Republikën Federale të Gjermanisë, shprehu falënderim që kryeministri Zaev ka treguar vëmendje të respektuar për aktivitetet e delegacionit.

Në takim, drejtori Mertens, kumtoi se Delegacioni i ekonomisë gjermane në Shkup, prej para 8 muajve e ngriti statusin e tij për shkak të këmbimit të jashtëzakonshëm pozitiv tregtar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, por edhe para së gjithash për shkak të proceseve të njohura pozitive dhe proceseve të theksuara reformuese që i filloi qeveria e re.

Kjo klimë, siç theksoi Martens, është në harmonizim të plotë me qëllimet e Delegacionit të ekonomisë gjermane në Republikën e Maqedonisë përmes të cilave sigurohen informacione dhe logjistikë dhe lehtësim tjetër të bizneseve të kompanive gjermane, si dhe të atyre të Maqedonisë. të cilët dëshirojnë të krijojnë relacione biznesi me kompanitë në Gjermani.

Kryeministri Zaev theksoi se ky informacion konfirmon se përcaktimi i Qeverisë së re në lidhje me mbështetjen e investitorëve të huaj dhe atyre vendorë të sigurohet siguri ligjore për ndërmarrjet e tyre në biznese, si dhe qasje e barabartë e të gjitha iniciativave në biznes ndaj shërbimeve cilësore të institucioneve shtetërore dhe administratës publike, është një sinjal i mirë për kursin reformues të qeverisë.

Sipas angazhimeve të projektuara të Delegacionit të ekonomisë gjermane, drejtori Martens informoi se kjo asociacion për një kohë të shkurtër do t’ju ofrojë kompanive të Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë, si dhe atyre të Maqedonisë, trajnime profesionale për të punësuarit e tyre, veçanërisht në pjesën e trajnimeve për menaxhues me procese të automatizuara dhe makina me teknologji bashkëkohore të cilat do t’ju mundësojnë punëtorëve të marrin njohuri dhe aftësi të cilat janë të nevojshme në kompanitë të cilat shfrytëzojnë teknologji të reja.

Kryeministri Zaev theksoi se ky informacion është nga rëndësia për një nga iniciativat qendrore të Qeverisë së re – projekti “Garanci rinore”, i cili ka për qëllim të mundësojë qasje më të lehtë të të rinjve ndaj vendeve konkurruese të punës dhe shprehu mbështetje për këtë iniciativë, si dhe për aksionet tjera të Delegacionit të ekonomisë gjermane në Republikën e Maqedonisë.