Integrim i plotë i personave me aftësi të kufizuara në shoqëri nëpër qasje sistematike dhe zgjidhje cilësore dhe efikase, nga qenë njëra ndër temat në të cilat kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe nga zëvendësministri i Shëndetësisë Goce Çakaroski, sot ka biseduar me përfaqësues të Lidhjes së Defektologëve të Republikës së Maqedonisë, kryetarin Goran Petrushev dhe anëtarin Spase Dodevski.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ishte përshëndetur orientimin reformues i Qeverisë së re dhe transparenca për zgjidhjen edhe të kësaj çështje të rëndësishme, përmes praktikave bashkëkohore evropiane.

“Paralajmëruam se do të ndërtojmë shoqëri inkluzive dhe atë po e zbatojmë. Qeveria e re tërërisisht po hapet, së bashku me opinionin profesional të mundësojë, që personat me aftësi të kufizuara të përfshihen tërësisht në shoqëri, duke u nisur nga ajo që ata kanë mundësi ta bëjnë”, ka theksuar kryeministri Zaev.

Në takim është biseduar për mënyrat për tejkalimin e gjendjes nga politikat e deritanishme që i ndajnë dhe etiketojnë qytetarët me aftësi  të kufizuara dhe nuk u mundësojnë trajtim përkatës, ndihmë, mbrojtje sociale dhe shëndetësore, arsim përkatës dhe mundësi që të kontribuojnë në shoqëri

Në mesin e masave prioritare të Qeverisë janë theksuar sigurimi i kushteve që fëmijët me aftësi të kufizuara të ndjekin mësim të rregullt në shkolla, të kenë asistentë të tyre personal dhe ndihmë cilësore nga qendra ditore në periudhën kur nuk janë në shkollë, mbështetje financiare përkatëse të familjeve ku ka fëmijë apo persona me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, në mesin e çështjeve prioritare ishte vendosur edhe nevoja për koordinim të plotë mes ministrive dikasteriale, me qëllim që me kohë dhe pa pengesë të zgjidhen problemet me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara.

Kryeministri Zaev me përfaqësuesit e Lidhjes së Defektologëve ka dakorduar komunikim të rregullt personal, krahas bashkëpunimit të rregullt ekzistues me ministrat e Qeverisë. Po shqyrtohen edhe forma të tjera të veprimit, në pajtim me Konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve me pengesa në zhvillim, të cilën Republika e Maqedonisë e ka nënshkruar, e cila deri tani nuk është zbatuar.