Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot u takua me përfaqësuesin e sapoemëruar të Organizatës Shëndetësore Botërore dr. Zhihan Tavila, e cila e ka dorëzuar shkresën për emërimin e saj në këtë funksion në Republikën e Maqedonisë.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për fushën e punës në Organizatën Botërore Shëndetësore, bashkëpunimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë me këtë agjenci të specializuar të KB-së, si dhe për kushtet aktuale dhe prioritetet në kuadër të politikës shëndetësore të Maqedonisë.

Ministri Dimitrov e theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve dikasteriale për avancimin e mëtejshëm në drejtim të zbatimit të standardeve në Organizatën Botërore Shëndetësore në sistemin shëndetësor të Maqedonisë.