Ministri në Qeverinë së Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për marrëdhënie me diasporën, sot u takua me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha dhe me anëtarin e Bordit Drejtues të Odës Ekonomike amerikano-izraelite, Mamut Skenderi.

Në këtë takim ministri informoi për miratimin e Informacionit për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018/2023, i cili kabineti i ministrit bashkë me ministrin e morën hapin e parë duke përfshirë gjërat kyçe lidhur me aktivitetet, planet dhe idetë për punën e ministrit dhe për zhvillimin e bashkëpunimit me diasporën, si dhe potencoi inkluzivitetin gjatë hartimit të Strategjisë.

Ministri, qëndron në kumtesë, ka treguar nevojën për ndryshime në legjislacionin për votimin e diasporës dhe intensifikimin e bashkëpunimit me investitorët potencialë të diasporës të cilët siç theksoi ministri, ndihen të pafavorizuar përpara investitorëve të huaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha ka bindje që Republika e Maqedonisë do të ketë një zhvillim të barabartë ekonomik me diasporën, si dhe përkushtimi i Qeverisë në zhvillimin ekonomik duhet të jetë shumë më e theksuar sepse Diaspora nuk duhet shiquar sikur prizmë e lekut edhe se kemi Diasporë të fuqishme, prandaj duhet ndihmuar e sidomos rinisë që ka nevojë për përkrahje dhe motiv për ti mbajtur në vendin tonë.

“Diaspora ka potencial të madh për të investuar në Republikën e Maqedonisë dhe përkrahja e Maqedonisë është më se e domosdoshme, theksoi Mamut Skenderi.

Ministri Ademi bashkë me anëtarin e Bordit Drejtues të Odës Ekonomike amerikano-izraelite, Mamut Skenderin e biseduan mundësinë për konferencë të veçantë në vitin 2018 për zhvillimin dhe investimet e Diasporës në Maqedoni.