Grupi punues për konfirmimin e nevojës për ndryshime të Ligjit për arsim të lartë sot e mbajti seancën e dytë ku, siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka marrë pjesë edhe eksperti i huaj për arsim të lartë, Xhamil Salmi, i cili do të marrë pjesë në procesin e përgatitjes së ligjit të ri për arsim të lartë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, përfaqësues të universiteteve shtetërore dhe private, sindikatat nga fusha e arsimit dhe përfaqësues të Plenumit të profesorëve dhe studentëve, janë anëtarë të këtij grupi punues.

“Qëllimi i Grupit punues është që përmes debatit cilësor, të përgatisë Ligj të ri për arsim të lartë i cili do t’i përfshijë të gjitha aspektet nga statusi dhe organizimi i universitetit, kompetencave të Senatit, mënyrën e menaxhimit të fakulteteve, statusin e mësimdhënësve, mënyrën ku studentët do të organizohen në suaza të universitetit dhe procesit të nostrifikimit të diplomave”, theksohet në kumtesën e MASH-it.