Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka mbetur shumë i zhgënjyer pas ndeshjes kundër Dinamos së Zagrebit dhe golit të pësuar në atë mënyrë në fund të takimit.

Ai ka thënë për panoramën se pesë minuta shtesë ishin të ekzagjeruara në fund të një ndeshjeje ku ndodhën pak gjëra për të vonuar lojën.

Jam i hidhëruar. Jam shumë i zhgënjyer sepse nuk e meritonim, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Pesë minuta ishin të ekzagjeruara. Nuk e kuptova arbitrin”, deklaroi Takaj pas ndeshjes.