Numri i viktimave nga tajfuni Hato, stuhia më e fuqishme e cila për më shumë se gjysmë shekulli e goditi rajonin jugor kinez rreth Hongkongut, arriti 16 persona.

Pothuajse 153 njerëz janë lënduar për shkak të përmbytjeve të mëdha, ndërprerjes së energjisë elektrike dhe thyerjes së dyerve  dhe dritareve nga era e fuqishme dhe të reshurat e rrëmbyeshme.

Autoritetet në Makao kumtuan se në këtë territor jetën e kanë humbur tetë njerëz.

Tajfuni shkaktoi vdekjen edhe të katër personave, ndërsa një konsiderohet i zhdukur, në provincën Gvandun.

Hato e goditi rajonin dje, me shpejtësi të erës prej 160 kilometra në orë, dhe vazhdon të lëviz drejt pjesës perëndimore të Kinës.

Qindra mijë banorë lokal dhe turistë në pjesën jugore të Kinës janë evakuuar. Sipërfaqe të mëdha bujqësore janë përmbytur, ndërsa rreth dy milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike.