Supermodelja shqiptare, Anxhela Martini, është vendosur me pushime në Ibiza këtë stinë të nxehtë, destinacion prej të cilit ka postuar në Instagram fotot e para me bikini, ku duket vërtet mahnitëse dhe supersexy.

Sigurisht që fotografi i saj personal edhe këtë herë është i dashuri i saj prej dy vitesh, multimiliarderi rumun, Dragos Savulescu. Kështu jeta plot ngarkesë sfilatash e sete fotosh promocionale, udhëtime pune nga një shtet në tjetrin dhe regjim të fortë për të ruajtur përmasat e modeles, janë zëvendësuar me jetën e luksit e udhëtimet vetëm për qejf në çdo skaj të botës, në këto dy vite lidhje me kineastin pasanik.Vendimi i saj për të hequr dorë nga karriera e modeles dhe planet me multimiliarderin rumun, një producent i njohur filmash, është konfirmuar nga të afërmit e Angelës. Për impaktin që ka lënë te vëllai më i madh i Angelës, Blerti Ceprati, partneri i saj Dragos, ai përgjigjet: “Unë kam qenë me ta me pushime në Mykonos, po ashtu në Rumani. Dragos është një njeri i mrekullushëm do të thosha, dhe shumë inteligjent. Ai është mjaft afër me familjen tonë, por më e rëndësishmja është sa shumë ai e do dhe e respekton motrën time”.

Po martesën a e ka në plan Angela? “Martesa është një gjë private për të cilën mund të përgjigjen vetëm ata”, thotë ai. Sa për jetën e bukur që Angela bën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerti përgjigjet: Ajo po jeton një jetë princeshe, ashtu siç e meriton. Angela ka ambicie të forta. Po ashtu ajo ka ndryshuar drejtimin e jetës së saj dhe karrierës së modelimit i ka dhënë fund, kështu që tani vazhdon drejt karrierës së re, por më hollësisht mund të pyesni Angelën”.Fillimi i historisë së dashurisë së Angelës shtalartë me producentin e filmave nisi si një përrallë e vërtetë. Nga Kana në ishujt e Greqisë, ka qenë itenerari i modeles që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Dragos, i cili prej katër vitesh jeton në Los Angeles. Ata vendosën t’i ndajnë fotot ekskluzive të lidhjes gjatë qëndrimit të tyre në Kanë, ku pozonin të përqafuar dhe shumë të dashuruar. Çifti ndodhej në festivalin prestigjioz të filmit në Francë, nga ku postuan edhe video nga jahti, ku argëtoheshin mes miqsh. Në të gjitha udhëtimet e tyre duken shumë të lumtur duke kërcyer, kënduar dhe shijuar çdo moment të jetës në maksimum. Mesa duket 2016-ta ishte vit fatsjellës për modelen e bukur, mbarësinë e të cilit po e jeton në vazhdimësi