Neymar është duke shkëlqyer në stërvitje me skuadrën e tij të re, PSG

Sulmuesi brazilian, Neymar ka filluar stërvitjet me PSG, u edhe ka shënuar golat e parë me fanellën e skuadrës franceze.

Braziliani fillimisht shënoi një gol të bukur me parabol, pastaj asistoi për Lucas dhe në fund shënoi edhe nga penalltia.

Ditë më parë Neymar u transferua nga Barcelona në PSG për 222 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.