Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, mund të rikthehet të luajë përsëri në “San Siro”. Braziliani ka postuar në Instagram disa fotografi me fanellën e Milanit dhe gjithashtu sipas indeksonline ka komentuar në faqen zyrtare të klubit italian.

“Nesër unë këtu do të jap një lajm të ri”, ishte komenti i 29-vjeçarit.

Pato aktualisht është pjesë e Tinjin Quanjian në Superligën kineze.