Të hënën në mbrëmje ka ndodhur një rast i jashtëzakonshëm. Rreth orës 23 në bulevardin “Goce Dellçev”, person i panjohur ka gjuajtur me gur ndërtesën e gjykatës themelore Shkup 2. Me këtë rast janë thyer disa dritare, shkruan Gazeta Lajm. Polica njoftoi se po ndërmerr masa për zbulimin e autorit.