Është cështje orësh zyrtarizimi i Kylian Mbappe tek francezët e Paris Saint- Germain. Parizienët do të paguajnë 180 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit të Monacos.

Me këtë transferim PSG do të formojë një sulm vërtet të frikshëm. Një ëndërr e vërtetë për çdo trajner pasi Paris Saint-Germain ka në përbërje lojtarë si: Neymar, Cavani, Di Maria, Draxler, Lucas dhe transferimi i bujshëm i Mbappe.

Kujtojmë që më parë PSG shpenzoi 222 milionë euro duke paguar klauzolën e lirimit të Neymarit.

Paris Saint-Germain po përgatitet të formojë treshen ideale të sulmit: Mbappe, Cavani dhe Neymar.