Të paktën 14 civilë, midis të cilëve gra dhe fëmijë, e kanë humbur jetën natën e kaluar në rajonin Faxh Atan në rrethinën e kryeqytetit të Jemenit Sanë gjatë një sulmi ajror nga koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite.

Pritet që numri i viktimave të rritet, sepse ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa nën rrënojat e ndërtesave.

Komisariati i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut kërkoi hetim të pavarur të sulmit të armatosur nga ana e koalicionit ndaj hotelit në Sanë paraprakisht këtë javë, ku e humbën jetën mbi 30 njerëz, si dhe në dy sulmet tjera, në të cilat mbetën të vrarë civilë.

“I përkujtojmë të gjitha palët e involvuara në konflikt, duke e përfshirë edhe koalicionin, se kanë për obligim tërësisht ta garantojnë respektimin e ligjeve ndërkombëtare humanitare”, deklaroi zëdhënësja e KB-së për të drejtat e njeriut, Liz Trosel.