Memorandum për zhvillim të hekurudhës që e kemi nënshkruar me Republikën e Maqedonisë është parakusht për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të rajonit, si dhe hap i rëndësishëm përpara në lidhje me investimet e përbashkëta që do t’i realizojmë  për përfundimin  e Korridorit  8 drejt lindjes, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Sugareski në konferencën për shtyp i kumtoi hollësitë nga Memorandumi.

“Me Memorandumin detyrohemi ta ndërtojmë dhe modernizojmë hekurudhën deri në kufirin me Bullgarinë, ndërsa Qeveria e Bullgarisë detyrohet ta ndërtojë hekurudhën deri në kufirin tonë, me çka tërësisht do ta rrumbullaksojmë ndërlidhjen hekurudhore. Gjatësia e përgjithshme që duhet të ndërtohet deri në kufi me Bullgarinë është rreth 89 kilometra. Ndërtimi fillimisht është ndarë në tre akse, ndërsa procedurat për të gjitha tre akset tashmë kanë filluar”, tha Sugareski.

Ndërtimi i aksit Kumanovë – Bellakovcë është në fazën  e realizimit, ndërsa mjetet në vlerë prej 46 milionë eurove janë siguruar nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

Në pjesën nga Bellakovc deri në Kriva Pallankë në gjatësi prej 34 kilometrave, në fazë përfundimtare është procedura e dokumentacionit teknike.

Ai theksoi se në Samitin e Triestës që u mbajt muajin e kaluar të Maqedonisë i është ndarë grant-mjete të pakthyera në vlerë prej 70 milionë eurove nga ana e BE-së. Këto para do të shfrytëzohen për ndërtimin e këtij aksi të BE-së. Këto para do të shfrytëzohen për ndërtimin e këtij aksi dhe për këtë vlerë, siç tha, do ta zvogëlojmë debinë kredituese ndaj BERZH-it.

Për seksionin e tretë nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë në gjatësi prej 24 kilometrave, në fazën përfundimtare është hartimi i dokumentacionit projektues. Vlerësohet se ndërtimi do të kushtonte mes 350 dhe 400 milionë euro.

Sipas Sugareskit, është shumë me rëndësi që Maqedonia të ketë grup funksional edhe ndaj perëndimit sepse në atë mënyrë do ta rrumbullaksojmë Korridorin 8, i cili është një nga korridoret e rëndësishme panevropiane në rajon