Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe kompanisë ajrore Vizer në drejtim të mbështetjes dhe zhvillimit të komunikacionit ajror në Republikën e Maqedonisë ka qenë temë e bisedës së takimit të sotëm të punës midis ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski me përfaqësuesit e kompanisë ajrore me buxhet të ulët.

Ministri Sugareski, siç kumtoi kabineti i tij, ka potencuar se zhvillimi i komunikacionit ajror në Republikën e Maqedonisë është një prej prioriteteve të Qeverisë dhe në këtë drejtim politikat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të lëvizin drejt sigurimit të rrjetit të gjerë në destinacionet të cilat janë në dispozicion në Evropë dhe botë.

Në takim ministri Sugareski e ka hapur çështjen e rritjes së kapaciteteve në aeroportin e Ohrit dhe promovimin e tij në aeroportin për kompani me buxhet të ulët të cilat do të ofrojnë fluturime për destinacione të shumta, si një prej angazhimeve të Qeverisë për zhvillimin e komunikacionit ajror në vend.

“Aeroporti “Shën Apostul Pali” në Ohër është potencial i pashfrytëzuar dhe në këtë drejtim do të tentojmë që ta lëvizim komunikacionin ajror edhe në këtë aeroport dhe të sigurojmë sa më shumë destinacione prej kompanive me buxhet të ulët. Kjo është edhe një prej masave të parapara në Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Angazhimet tona si Qeveri edhe më tej në vazhdimësi do të jenë për përmirësimin e transportit ajror në Republikën e Maqedonisë”, ka theksuar ministri Sugareski,

Përfaqësuesve të kompanisë ajrore Vizer, Sugareski ua ka shpalosur planet e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zhvillimin dhe mbështetjen e transportit ajror në vend, më pas duke e theksuar mbështetjen në drejtim të sigurimit të një numri më të madh të destinacioneve të cilat janë në dispozicion për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Qeveria dhe Ministria e Transportit dhe lidhjeve të gjitha kompanitë ajrore të cilat punojnë në tregun e Maqedonisë, duke e përfshirë edhe kompaninë Vizer i sheh si partnerë në zhvillimin e transportit ajror në vend”, potencoi Sugareski.

Duke e pasur parasysh se kompania ajrore Vizer ka transportuar mbi gjysmën e numrit të përgjithshëm të pasagjerëve të transportuar në dy aeroportet dhe siguron fluturime ndaj 27 destinacioneve, ministri Sugareski i uroi për suksesin e tillë dhe e hapi mundësinë për rritjen e bashkëpunimit edhe në periudhën e ardhshme me qëllim që qytetarët të fitojnë shërbime cilësore dhe rrjet të gjerë të destinacioneve në dispozicion për të udhëtuar.