Edhe Suarez kërkon të harrohet sa më parë humbja 3:1 ndaj Real Madridit në “Camp Nou” dhe të mendojnë për atë të kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi është afër triumfit në Superkupën e Spanjës pas fitores 3:1 në “Camp Nou” dhe Barcelona duhet të shënojë së paku tre gola në “Santiago Bernabeu” nëse duan përmbysjen ndaj Los Blancos.

Suarez, i cili nxori një penalti kontroverse për Barçën ndaj Realit, ka kërkuar të harrohet nata e kaluar dhe të shikojnë para.

“Gjithmonë i fortë, pozitiv dhe duke shikuar kah e ardhmja”, ka shkruar Suarez në “Twitter