Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka befasuar me një deklaratë për sulmuesin brazilian, Neymar. Neymarit po i afrohet transferimit rekord 222 milion euro. Klubi katalunas konfirmoi se Neymar i kishte informuar mbi largimin e tij me yllin brazilian që thuhet të ketë kryer vizitat mjekësore për PSG-në në Porto.

Dhe pas përshëndetjes së Messit, tashmë e ka radhën Suarezit, i cili zgjedh Instagram për t’i lënë një mesazh mikut të tij. “Miku im të urojë gjithë të mirat. Gjithashtu faleminderit për mbështetjen tënde, për gjithçka që kam mësuar prej teje dhe për momentet unike që kemi kaluar së bashku. Vazhdo kështu dhe mos ndrysho kurrë, të dua vëllaçko”, shkruan Suarez.

Loading...