Persona inteligjentë shajnë më shumë se ata jo inteligjentë, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit e Universitetit të Rochesterit i kanë pyetur 1.000 persona rreth 400 zakoneve të përditshme – nga këndimi në dush deri te sharjet – dhe kanë gjetur se gojë krisurit kanë tendencë të kenë inteligjencë më të lartë, transmeton Express.

 Po ashtu, personat e mençur ka më shumë gjasa të hanë mëngjes me aromë dhe të enden nëpër shtëpitë e veta të zhveshur, sipas studimit, të publikuar në Personality and Individual Differences journal.

Qëllimi i studimit ishte të hetonte se cilat sjellje lidhen me lloje të caktuara të personalitetit.

Po ashtu, studimi ka gjetur se persona që dalin ka më shumë gjasa të vozisin më shpejt dhe se personat e sjellshëm ka më shumë mundësi të këndojnë më zë në dush.

Sipas një studimit tjetër në Britani të Madhe, sharjet të bëjnë më të fortë dhe të japin qëndrueshmëri gjatë stërvitjeve.