Sulmet kardiake, një ndër sëmundjet më të përhapura në botë, ka ndërgjegjësuar më shumë shkencëtarët.

Mësohet se një studim i fundit ka zbuluar se injeksionet anti-inflamacion mund të ulin rrezikun e sulmeve kardiake dhe mund të frenojë progresin e një tumori. Studiuesit kanë gjetur se të mbijetuarit e sulmeve kardiake, të cilëve iu është dhënë një ilaç anti-inflamator i quajtur “canakinumab”, kanë pasur më pak sulme kardiake në të ardhmen.

Edhe vdekjet nga tumoret janë përgjysmuar te të trajtuarit me këtë ilaç, që normalisht përdoret vetëm për kushte të rralla inflamatore.
Ekipi i studiuesve,nga Boston, testoi mbi 10 mijë pacientë që kishin pësuar një sulm kardiak. Të gjithë pacientët morën doza të larta statine, sikurse edhe agjentët anti-inflamacion “canakinumab” ose “placebo”, përmes injeksioneve të kryera çdo 3 muaj. Testi zgjati për 4 vite. Për pacientët që morën injeksione “canakinumab”, ekipi studiues raportoi 15% reduktim të rreziqeve për probleme të mëtejshme kardiovaskulare, përfshi sulmet kardiake dhe goditjet. Gjithashtu,u vu re se nevojat për procedura të kushtueshme kirurgjikale, u shkurtuan me mbi 30%.
Shanset për t’iu dorëzuar kancerit të mushkërive u ulën me 75%. Ekipi studiues nuk i ka kuptuar ende shkaqet . Tashmë studiuesit kanë planifikuar të hetojnë më tej efektet potencialisht mbrojtëse të “canakinumab” ndaj kancerit.