Stresi i kthimit nga pushimet ekziston, por mund të kontrollohet. Ja pesë këshilla për të shmangur gjendjen në vështirësi pas pushimeve.

1-Para se të niseni është themelore të organizoni punën për javën në vazhdim në bazë të prioritetit: përgatisni një check-list të gjërave që do bëni kur të ktheheni në zyrë, duke u dhënë përparësi aktiviteteve më urgjente, duke deleguar dhe shtyrë për më vonë të tjerat.

2-Në qoftë se është e mundur mos e planifikoni kthimin nga pushimet të hënën…nuk do bëjë gjë tjetër vecse të rrisë stresin! Më mirë të filloni nga e mërkura e në vazhdim, për një fillim më të butë

3-Para se të niseni për pushime verore, programoni disa ditë pushimi me një distancë të vogël nga rikthimi në zyrë për të pasur një mendim pozitiv dhe e bën më pak të rëndë kthimin në punë.

4-Kur të hyni në zyrë është e rëndësishme edhe të menaxhoni oraret, në mënyrë që të keni pak kohë të lirë cdo ditë. Për shembull: është e mundur të organizoni punën gjatë ditës me objektivin për të dalë në një orar të përshtatshëm për një shëtitje, një pije me miqtë ose një ndeshje futbolli. Në të kundërt mund të merrni një moment të kohës së lirë edhe gjatë pushimit që qoftë një drekë në parkun më të afërt, një moment relaksi tek estetitja ose një kërcim në palestër.

5-Menjëherë pas kthimit nga pushimet, mund të jetë e nevojshme të vendosni një që përgjigjet automatikisht në email duke seleksionuar disa marrës specifikë. Për shembull: në ditët X dhe Y gusht do të kem qasje të dobët në email. Për urgjencë më kontaktoni në celular”. Kolegët do ta dinë në qoftë se je i disponueshëm, por kjo do tju ndihmojë të frenoni numrin e kërkesave që vijnë ose të paktën do të reduktoni pritjen e një përgjigjeje të menjëhershme. Por është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje të vecantë parametrave, në mënyrë të tillë që të shmangni që mesazhi mund të arrijë nga klientët ose furnitorët.

“Për të filluar punën sa  më mirë pas pushimeve verore fjalët kyce janë: organizimi, kontrolli i ekuilibrit” – komenton Roberta Lambert, Sales Menager e Seltis, kompania e kërkimeve dhe seleksionimeve e Openjobmetis, e para dhe e vetmja agjenci për punën e listuar në Bursën Italiane (segmenti Star) ka hartuar – Në fakt është thelbësore të gjeni bilancin e duhur mes një menaxhimi korrekt të kohës dhe impenjimeve dhe një verifikimi të përpiktë të aktiviteteve pezull dhe atyre të programuara. Të japësh maksimumin në punë është e rëndësishme , por duhet edhe të përballosh detyrat me një gjendje shpirtërore të duhur dhe të mos sforzosh shumë ritmet kur kthehesh nga një periudhë relaksi dhe kohe të lirë. Gjithsecili ka nevojë për pak kohë për t’iu kthyer përditshmërisë.