Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, shpreh optimizmin për ballafaqimet që ka Shqipëria ndaj Lihteshtajnit dhe Maqedonisë, të dyja të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror në futboll. “Unë shpresoj që të fitoj me Shqipërinë time, pavarësisht se kush do të luajë në këto ndeshje dhe dëshiroj që të kthehem në Romë me gjashtë pikë të siguruara”, tha Strakosha.

“Pas pauzës do të jetë ndeshja me Milanin, shpresojmë që të kemi edhe mbështetjen e publikut tonë. Ajo është një ndeshje e rëndësishme, kundërshtari është shumë i fortë, do të japim maksimumin, pasi na nevojiten tri pikët”, ka thënë Strakosha.