NATO-ja ka për qëllim ta vazhdojë dialogun me Rusinë, por me mbajtje të plotë të obligimeve të saj për mbrojtje të aleatëve të saj. Këtë e deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në qytetin italian Rimini.bëri të ditur TASS.

“Ne do të vazhdojmë me përpjekjet për ndërtimin e dialogut me Rusinë, por askush nuk duhet të dyshojë në gatishmërinë dhe në vendosmërinë e NATO-s për t’i mbrojtur aleatët e saj. Tërë mbrojtja jonë ka karakter jashtëzakonisht mbrojtës dhe karakterizohet me qasjen dhe transparencën proporcionale”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se Aleanca nuk dëshiron përleshje me Rusinë, të cilën e quajti fqinjin më të madh dhe më të rëndësishëm të NATO-s. Stoltenberg theksoi se ai personalisht prej kohësh ka besuar në dialogun konstruktiv me Rusinë, në emër të bashkëjetesës së qetë në pajtim me normat dhe rregullat e bashkësisë ndërkombëtare.

Në Rimini, Stoltenberg pati takim me ministrin italian të Punëve të Jashtme Anxhelino Alfano.