Stoke City sot ka kompletuar huazimin e sulmuesit spanjoll, Jese Rodriguez

Skuadra e Stoke Cityt me transferimin e sulmuesit të PSG, Jese Rodriguez është bërë skuadra me më së shumti lojtarë që e kanë fituar Ligën e Kampionëve.

Ata kanë pesë lojtarë: Bojan Krkic, Ibrahim Afellay, Xherdan Shaqiri, Fletcher dhe Jese Rodriguez, të cilët me skuadra të ndryshme e kanë fituar Ligën e Kampionëve, cka nuk e ka asnjë skuadër tjetër në Angli.

Krkic dhe Afellay e kishin fituar me Barcelonën në vitin 2011, Xherdan Shaqiri me Bayern Munichun në vitin 2013, Flatcher me Manchester Unitedin në vitin 2008 dhe jese Rodriguez në vitet 2014 dhe 2016.

Në vendin e dytë është Chelsea me katër lojtarë, Manchester City ka tre lojtarë, Manchester United dy dhe Liverpool vetëm një lojtar.