Klubi i Premiere League, Stoke City ka bërë transfertën e fundit me futbollistin Jese, i cili në 94 ndeshje me “Mbretërit” ka shënuar 18 gola ndërsa së fundi ishte huazuar ngaParis Saint-Germain, shkruan “Blick”.

Me Jese, Stoke City arrin në pesë lojtarë që kanë fituar Champions-League: Xherdan Shaqiri me Bayern München 2013, Ibrahim Affelay (2011 me Barcelona), Bojan Krkic (2009 dhe 2011 me Barcelona) dhe Darren Fletcher (2008 me Manchester United).

Asnjë sekondë në finale

Por interesantja është se të pestë lojtarët që kanë pasur fatin të prekin Kupën e Champions League, asnjëri nuk është aktivizuar në finale. Vetëm hollandezi Ibrahim Affelay harxhoi pak sekonda në ndeshjen e Barcelonës kundër Machesterit në 2011, kur u fut në minutën e 92./