Kantautori Stine ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se tashmë nuk e zotëron më lejen e tij të qarkullimit. Krahas publikimit të masës që është marrë për të, Stine ka shkruar: “Nuk kam asgje as me shtetin as me ligjin jam pro saj dhe me vjen mire qe cdo dite e ma shume zbatohet si nga qytetaret edhe nga policia shtetit….por thjesht une se kuptoj ku nje polic i nderuar per 20 km plus me shume te heq patenten qe e kam fitu me zotsi dhe qe ma ka dhene shteti gjerman ne kushtet dhe konditat e tyre ….ne asnje vend te botes nuk hiqet patenta per 20 km me shume.tani o ne sdim edhe ankohemi kot ose shteti mire qe gjoben e ve por edhe te prish pune…athere rroft biçikleta…pra nk..t patenta”.

Mesa duket këngëtari nuk e njeh mirë ligjin shqiptar, pasi sipas Kodit rrugor “cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 4 mijë deri në 12 mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merren masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri në 3 muaj.”

Lexoni më poshtë ligjin e plotë për shkelje të normave të qarkullimit rrugor:

Kodit Rrugor. Shpejtësia Sipas nenit 140, pika 9, cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 4 mijë deri në 12 mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merren masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj. Zotëruesi i lejedrejtimit shqiptar, i cili në tri vitet e para të marrjes së lejedrejtimit qarkullon duke i tejkaluar limitet e shpejtësisë së mjeteve të përcaktuara në këtë nen, është subjekt i sanksionit administrativ të veçantë me gjobë në vlerën nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë. Shkelja e mësipërme, përveç masës administrative gjobë, ndëshkohet edhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit nga 2 deri në 8 muaj