Partitë politike po testojnë mendimin publik të qytetarëve të komunës së Karposhit  për zgjedhjet lokale, që pastaj të nxjerrin kandidatët e tyre.

Gjatë këtyre javëve të fundit, disa banorë të Karposhit thonë se kanë marrë telefonata nga persona që realizojnë anketa me temë se për cilin personalitet do të votonin për postin e kryetarit të komunës.

Në mesin e emrave nga ana e VMRO-DPMNE-së gjenden kryetari aktual, Stevçe Jakimonvski, ish ministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov dhe kryetari i këshillit komunal, Sasho Lazarevski.

Si propozime nga ana e LSDM-së janë nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov, ish ministri shtesë, Kire Naumov dhe deputeti Stefan Bogoev.

Sipas disa informacioneve, nga këto telefonata rejtin më të madh kanë Petre Shilegov dhe Stefan Bogoev.

Edhe pse Shilegom ishte përmendur si një kandidat i mundshëm për qytetin e Shkupit, në garë me kryetarin aktual, Koce Trajanëvskin nga VMRO-ja, edhe pse ai ka thënë se nuk do ta lëshojë Kuvendin, megjithatë burime nga kjo parti thonë se se ky do ti kryqëzojë heshtat me Trajanovskin.

Në funksion të kësaj, deputeti i ri Bogoev ngelet si një nga kandidatët kryesor për këtë komunë.

Në lidhje më këtë “Fokus” e ka kontaktuar personalisht këtë kandidat, i cili ka thënë se:

“Akoma nuk kam asnjë informatë zyrtare rreth kësaj teme. por besoj se qytetarët dinë çka është më e mira për ta dhe kush nga kandidatët e mundshëm do të ishte zgjedhja e duhur. Procedura është në rrjedhën e sipërme, partia po realizon anketa me qëllim që të gjejë kandidatin më të mirë”, ka thënë Bogoev.

Ai është kryetar i LSDM-së në këtë komunë dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Ai ka 28 vjet dhe është ekonomist i diplomuar, magistër për ekonominë e aplikuar.