Gianluca Vialli, ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Juventusit, aktualisht opinionist në Sky Sport, bën një përmbledhje të Serie A në prag të sezonit 2017-18, i intervistuar nga Tuttosport.

Ekuilibri – Pa diskutim që është kampionati më i ekuilibruar i dhjetë viteve të fundit. Shumë skuadra janë forcuar, ndërsa Juve nuk është më favorite e padiskutueshme. Në mbrojtje është dobësuar dhe nuk e kuptoj pse këmbëngul për Keita, në vend që t’i investojë paratë për një mbrojtës të fortë. Milani është rritur aq sa mund të them që ka mbrojtjen më të fortë. Inter nuk luan në Evropë dhe Spalleti do të ketë avantazhin e madh të përgatisë ndeshjet tri ditë më herët. Napoli ishte i fortë që më parë dhe jam i bindur që Champions League do të sjellë diçka në merkato.

Të rinjtë – Jam kurioz për Bernardeschin. Jam habitur që transferimi i tij te Juve u bë pothuajse në heshtje, si për shkak të mënyrës si u bë, ashtu edhe për potencialin që ka. Pastaj besoj te Belotti, Conti, Chiesa, Spinazzola. Por edhe tek i riu Orsolini.

VAR – Është e drejtë që arbitrat të ndihmohen. Uroj të gjejnë pjekurinë e duhur për t’u pranuar nga gjithë.

Rritja – Më vjen mirë që shumë klube mendojnë e projektojnë investime për stadiumet. Ndeshja duhet të jetë si festë. Më besoni, atmosfera që është në stadium ndikn edhe në fushë. Nëse njerëzit janë të lumtur, edhe lojtarët luajnë të lumtur.