Dy agjentë rusë, të cilët dyshohen se planifikuan të vrasin Milo Gjukanoviç, u fotografuan në Serbi, shkruan Daily Mail, transmeton Kosova Post.

Siç thuhet, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, thuhet se të dy anëtarët e shërbimit sekret rus, janë vërejtur në Serbi disa ditë pas një përpjekjeje të pasuksesshme në një grusht shteti në Malin e Zi.

‘Ata akuzohen se kanë planifikuar të marrin përsipër parlamentin, të vrasin Gjukanoviçin dhe të krijojnë një qeveri pro-ruse që do ta pengonte Malin e Zi të bashkohej me NATO’.

Gjithashtu, Daily Mail shkruan se Shishmakov dhe Popov ishin në arrati, ata u lejuan të ktheheshin në Rusi, pavarësisht pretendimeve se ata u përpoqën të kryenin një veprim sekret nga Serbia.

Po ashtu thuhet se fotografitë në të cilat gjendet ‘agjenti serb Aleksandar Sinxheliq’ janë ‘të marra përmes një shërbimi të sigurisë evropiane të paidentifikuar’, dhe të parët tek ata erdhën Sky News.