Pas shqetësimit që shfaqi Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari për gjendjen e rëndë në spitalin e Shtipit, gjatë prononcimit për Tv 21 ai theksoi se i njëjti do të rikonstruohet. Deri në vitin 2019 spitali i Shtipit do të fillon me punë. Ndërsa në pranverëm e ardhshme premton rikonstruimin e spitalit të Kërçovës, i cili objekt me vite ka  ngelur në gjendjen e tij fillestare. Për gjendjen e rëndë të spitaleve, Taravari fajëson qeverinë e kaluar.

Këto janë pamjet e spitalit të terapisë fizikale në qytetin e Shtipit.

Pamjet janë publikuar nga Tv21 me 30 korrik të këtij viti.

Këto kushte të mjerueshme alarmuan edhe ministrin e shëndetësisë Arben Taravari, i cili vizitoi personalisht para disa ditëve këtë vend.

Ndërsa tani e disa muaj Taravari thotë se po përpiqet të ndërmarrë masa konkrete për rregullimin e këtij spitali. Ndërsa sipas ministrit deri në vitin 2019 spitali i Shtipit do të fillon me punë.

“Unë kam bërë si prioritete të para edhe spitalin e Shtipit por edhe të Kërçovës që të punohet sa më shpejt dhe të lëshohen në funksion. Shpresoj që spitali i Kërçovës së paku nga pranvera e ardhshme do të fillon me punë, kurse e Shtipit në mars, prill apo maj të vitit 2019”, u shpreh Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Tek spitali i Shtipit disa prej pacienteve thonë se pastrohen me ujë të ftohtë.

Uji është i ftohtë, pishina ku e bëjmë terapinë është i papastër dhe uji është i ndotur”, tha një paciente në Spitalin e Shtipit ( 30 korrik 2017 ).

Përveç spitalit të Shtipit Taravari ka publikuar edhe disa fotografi të spitalit në qytetin e Kërçovës.

 Ministri ka akuzuar qeverinë e kaluar për gjendjen e tanishme të spitaleve. Përveç spitalit të Kërçovës dhe të Shtipit edhe ajo e Tetovës është në gjendje të mjerueshme.