Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka përfshirë mbrojtësin Spinazzola për ndeshjen e parë të kampionatit, kundër Romës. Por, edhe pse emri është në listën e të grumbulluarve, lojtari i ri nuk është paraqitur me skuadrën, duke vazhduar abandonimin, për shkak të dëshirës për t’u transferuar te Juventus.

“Spinazzola është gjithmonë i grumbulluar, por është ai që nuk është paraqitur”, thotë Gasperini. “Më vjen vërtet keq, edhe për të. Paraja sundon mbi gjithçka tani, për fat të keq, e për të bëhet luftë. Trajneri mund të japë sugjerime e të thotë atë që mendon, por pastaj lojtarët janë të rritur dhe i dinë vetë punët e tyre”.