Luciano Spalletti do të rikthehet në “Olimpico” teksa fati e deshi që shumë shpejt, që në javën e dytë të jetë kundërshtar i verdhekuqve.

Te Roma ka nisur një epokë e re, pasi për herë të parë tifozët duhet të mësohen pa idhullin e tyre, kapitenin legjendar Francesco Totti që pritet të jetë në tribunë në rolin e drejtuesit.

Sigurisht që Totti dhe Spalleti nuk u ndanë në mënyrën më të mirë të mundshme, por që të dy kanë dhënë shumë për fanellën e Romës.

Spalleti rikthehet si kundërshtar i Romës në “Olimpico”, ku tifozët verdhekuq edhe mund ta kontestojnë. Rëndësi në fakt ka edhe marrëdhënia me idhullin e tifozërisë romane, Tottin. A do të vazhdojë polemika mes tyre, apo çdo gjë i është lënë së kaluarës?

Mbetet për t’u parë nësër në mbrëmje në supersfidën e Serie A, Roma-Inter.