Mauro Icardi shënoi dy herë dhe Ivan Perisic vulosi fitoren në “San Siro” të dielën në rikthimin e Stefano Piolit në stolin kundërshtar. Por Fiorentina ishte e rrezikshme gjatë pjesës së dytë, dhe Spalletti mendon se ka vend për përmirësim.

“Është diçka e mirë të fillohet me fitore, por nuk duhet ta kishim ulur ritmin për 30 minuta,” shprehet tekniku.

“Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, por kemi një skuadër me kualitet dhe forcë”.