Southampton nuk do ta shes gjatë kësaj vere mbrojtësin holandez, Virgil van Dijk

Presidenti i Southamptonit, Ralph Krueger e ka konfirmuar edhe një herë tjetër se Virgil van Dijk nuk do të shitet gjatë kësaj vere.

Ai gjatë një bisede për BBC Radio tha se Van Dijk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri dhe është i pashitshëm.

Kështu shuhen shpresat e Liverpoolit dhe Chelseat, skuadra këto që kishin ofruar deri në 70 milionë euro për holandezin