Sot në orën 10:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet takimi konsultativ mes përfaqësuesve të partive politike.

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa kanë thënë se nuk do të marrin pjesë, pasi që takimi sipas tyre është i panevojshëm.

Në këtë takim do të diskutohet për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.