Me manifestimin poetik “Ura të Strugës” dhe dorëzimin e çmimeve të sivjetshme të festivalit, sonte përfundojnë “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” të 56-tat me radhë.

Festivali nesër zhvendoset për në Shkup, ku në mënyrë tradicionale do të mbahet Mbledhja e poetëve në Matkë, ndërsa në mbrëmje do të ketë edhe Miting ndërkombëtar të poezisë në sheshin “Maqedonia”.

Edicioni i sivjetëm filloi më 23 gusht, me leximin e poezive ndërkombëtare “Merdianet poetike”, në të cilën poezinë e tij të parë e recitoi fituesi i sivjetëm i “Kurora e artë”, Çarls Simiq, ndërsa hapjen solemne të festivalit e bëri Ministri i kulturës, Robert Allagjozovski.

Në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” të vitit 2017 marrin pjesë tridhjetë poetë nga Maqedonia dhe jashtë.