Skënderbeu do të luajë në orën 20:00 në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të “Play-off”-it të Europa League me Dinamon e Zagrebit,
Ndeshja e parë e luajtur në “Maksimir” ka përfunduar 1-1 dhe për të kaluar në fazën e grupeve korçarëve u leverdis edhe një barazim pa gola.
Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet titullare me të cilët do të nisin sfidën deçizive për një biletë në grupet e Europa League.
Formacionet
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Gavazaj, Latifi, Soue
Trajner: Ilir Daja
Dinamo Zagreb: Livakovic, Stojanovic, Rrahmani, Sigali, Lejcaks, Doumbia, Moro, Olmo, Fernandes, Sudani, Henrikez
Trajner: Mario Cvitanovic