Skënderbeu po luan në këto momente në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të “Play-off”-it të Europa League me Dinamon e Zagrebit

Ndeshja e parë e luajtur në “Maksimir” ka përfunduar 1-1 dhe për të kaluar në fazën e grupeve korçarëve u leverdis edhe një barazim pa gola.

Të besuarit e Ilir Dajës tregohen të rrezikshëm në minutën e 6-të me Liridon Latifin, duke drithëruar kroatët. Ylli i korçarëve synon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por portieri i Dinamos devijon me vështirësi.