Blerim Sejdiu kandidati i vetëshpallur i Lëvizjes Besa për kryetar komune në Zhelinë ka ofenduar tifozët shqiptarë të Shkëndijës duke ju thënë se me çfarë ndërgjegje kanë shkuar ta shohin Shkëndijën.
“Me çfarë ndërgjegje shkoni ta shiqoni Shkëndijën” ka shkruar kandidati i vetëshpallur për kryetar komune në Zhelinë, Blerim Sejdiu në fejsbuk.

Përndryshe ky skandal nuk është skandal i parë i tij, ai ditë më parë bëri thirrje simpatizantëve të Besës që një ditë pasi të digjet mali të dalin të shuajn zjarrin.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 15 tetor, ndërsa fushata zgjedhore zyrtarisht fillon nga 25 shtatori dhe pritet të zhvillohet një garë e ashpër mes kandidatëve të partive shqiptare./Fol.mk/