Pavarësisht se sezoni turistik në plazhet Shqiptare është thuajse në përfundim të tij, jo të pakta kanë qenë problemet e shfaqura, sidomos në Sarandë dhe Ksamil.

Para disa ditësh në qytetin e Sarandës, një çarje e kanalizimeve të ujërave të zeza, solli largimin e turistëve nga plazhet e qytetit pasi ato arritën të kontaminonin ujin  e detit.

Por problemi tashmë duket se është thelluar edhe më tepër, pasi në lagjen “Kodër”, për më shumë se një javë, banorëve të një blloku pallatesh u është dashur të jetojnë mes ujërave të zeza.

Banorët shprehen se prej një jave kanë njoftuar Ujësjellës Kanalizimet Sarandë, por nuk kanë marrë një zgjidhje për këtë situatë.

Banorët shprehen se UK Sarandë është indiferente ndaj situatës së krijuar./Report tv