Qeveria turke planifikon t’u japë myftinjve të drejtën për të lidhur martesa. Organizatat e grave paralajmërojnë protesta.

Që pas futjes në përdorim të Kodit Civil në vitin 1926 martesat në Turqi mund të lidhen vetëm përpara nëpunësit të gjendjes civile. Certifika zyrtare e martesës ishte po ashtu kusht për lidhjen e martesës në xhami apo në një institucion tjetër fetar. Çiftet që nuk martoheshin në gjendjen civile, por vetëm përpara përfaqësuesit të fesë dënoheshin me dy deri në gjashtë muaj burg.

Por dy vjet më parë Gjykata Kushtetuese e hoqi kushtin që për të lidhur martesë në një institucion fetar duhej përpara të ishe martuar në gjendjen civile, me arsyetimin se martesat para një kleriku nuk janë në kundërshtim me parimet e së drejtës penale. Tani qeveria qurke po shkon një hap më tej. Sipas legjislacionit të ri autoritetet lokale fetare, pra myftinjtë, do të kenë të drejtë të lidhin martesa që janë ligjërisht të vlefshme si ato të lidhura në zyrtat e gjendjes civile.