Një skandal i madh ka përfshirë gjigantin amerikan “Fox News”.

Prezantuesi i njohur Eric Bolling është pezulluar, pasi akuzohet se u ka dërguar foto të gjenitaleve të tij tre kolegeve përmes telefonit.

Lajmin e bën të ditur BBC.

Ndërkohë, avokati i tij e ka quajtur shkarkimin të padrejtë dhe akuzat të pavërteta. “FOX News” nga ana tjetër ka njoftuar se një hetim po zhvillohet lidhur me rastin.

Në një deklaratë për media me email, zëdhënësi i Fox Neës tha: “Eric Bolling është pezulluar në pritje të rezultateve të një hetimi, i cili është në proces”.

Por disa orë më vonë, përcjell opinion.al, ish-prezantuesja Caroline Heldman shkoi më tej me akuzat kur tha se Bolling ishte mes ‘shefave’ që e kishin ngacmuar seksualisht atë.

Heldman gjithashtu pretendoi se Bolling e kishte ftuar për të shkuar në Nju Jork “për t’u ‘argëtuar’”.

Ishte “Huffington Post” që fillimisht raportoi akuzat kundër Bolling të premten, duke cituar “14 burime” dhe duke thënë se fotografi të papërshtatshme i kishte dërguar me anë të mesazheve “disa vjet më parë”, dy kolegeve në Fox Business dhe në Fox News.

“Huffington Post” nuk ka zbuluar identitetin e femrave qe kishin marrë këto foto apo ndonjë prej burimeve të saj.