Opinioni në Çeki është tronditur nga një video ku shfaqet një baba i cili nxit të bijën e mitur që të godasë jastëkun me një shkop bejzbolli, duke imagjinuar se janë muslimanë dhe romë.

“Do të rrahësh jastëkun? Do të imagjinosh që ky është një rom apo musliman? Hajde, godite mirë. Ngadalë, vetëm thyja kockat, mos e mbyt”, thotë ai në komunikim më vajzën, e cila vazhdon ta godasë jastëkun gjithnjë e më shumë.

Për t’u siguruar që edukimi i tij po jep fryte, babai e pyet vajzën se “çfarë është jastëku?”, dhe kur ajo përgjigjet, ai pyet më tutje se “çfarë njerëz janë romët”, duke marrë përgjigjen si ata ”janë njerëz të këqinj” dhe më pas shpërthen në të shara.

Videoja u publikuar nga një tjetër çek, i cili e postoi në profilin e tij në Facebook për të apeluar kundër ksenofobisë, dhe po ashtu kjo video u denoncua dhe në portalin rom Romea.cz.

Më rastin në fjalë po merret policia vendase, ndërkohë që për babain e vajzave kanë shprehur interesim edhe shërbimet sociale, për shkak se nxitja e një urrejtjeje të tillë etnike dhe fetare tek fëmijët dhe neglizhimi në edukimin e të miturit, ndëshkohet deri në dy vjet burg në Çeki. /tesheshi.com/